I prekur dhe me zërin e dridhur, Jakup Krasniqi flet në Hagë: Unë dhe populli im kemi vuajtur shumë padrejtësi

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:11 10-11-2020 I prekur dhe me zërin e dridhur, Jakup Krasniqi flet në Hagë: Unë dhe populli im kemi vuajtur shumë padrejtësi

Ish-kryeparlamentari i Kosovës Jakup Krasniqi, në Gjykatën e Hagës është shprehur se ndaj tij dhe popullit të Kosovës janë bërë shumë padrejtësi.

I prekur dhe me zërin që i dreidhej, Krasniqi ka thënë se pavarësisht padrejtësive, ai dhe populli i Kosovës do ta kalojë dhe këtë të fundit. Para gjykatësit të seancës paraprake, ai ka cituar një shprehje të popullore: Njeriu është më i fortë se guri.

“Për mua është bërë një padrejtësi e madhe. Dhe do ta bëj dhe këtë padrejtësi. Populli ynë e ka një fjalë: Njeriu është më i fortë se guri. Dhe atë që se bën guri e bën njeriu. Unë dhe populli im kemi vuajtur shumë padrejtësi. Dhe, nuk kemi pasur nevojë dhe për këtë padrejtësi. Natyrisht, në seancat e tjera unë do të them edhe më shumë, vec s’ do ta ndieja veten mirë të isha në shërbim të politikave të krimit dhe gjenocidit të Serbisë, për të cilat prokurori serb Vuçeviçi këto ditë tha se pasi është ngritur aktakuzam, që ka qenë prokuror nga viti 2003, unë mendoj se adresa e krejt kësaj masakarde është në Beograd, te mbëhstetësit e politikavee të saj kudo qofshin ato”, u shpreh ai.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Koço Devole nuk jeton më, humoristi i madh nuk ia doli dot të mundë sëmundjen
»
Article Logic
Execution time: 0.013461828231812
array(1) { ["section"]=> string(115) "i-prekur-dhe-me-zerin-e-dridhur-jakup-krasniqi-flet-ne-hage-une-dhe-populli-im-kemi-vuajtur-shume-padrejtesi-227118" }