I prekur nga Covid-19, trajneri i Kukësit dërgohet me urgjencë në Turqi

Publikuar tek: aktualitet, më 10:29 25-11-2020 I prekur nga Covid-19, trajneri i Kukësit dërgohet me urgjencë në Turqi

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega është dërguar me urgjencë në Turqi për kurim të specializuar pasi prej 10 ditësh është I prekur nga Covid-19.

Trajneri ka pasur probleme nga mushkëritë, duke u dërguar për kurim jashtë vendit pasi gjendja e tij u përkeqësua.

Në ditët e fundit, Gega duket se ka pasur komplikacione me mushkëritë duke e parë të arsyeshme që të dërgohet jashtë vendit. Klubi verilindor njofton se trajneri ka udhëtuar mëngjesin e sotëm në një spital në Turqi, duke treguar se i gjenden pranë në këto ditë të vështira. Kujtojmë se te Kukësi, veç trajnerit Gega janë edhe tre persona të tjerë të infektuar me coronavirus.

KUKESI.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 15 vjet polifonia shqiptare në UNESCO, Meta: Urim i përzemërt për korifejtë shqiptarë të këngës
Ish e dashura i shkatërron rrjetin e prostitucionit në Itali, arrestohet 40 vjeçari shqiptar koka e grupit, vëllai i tij, dy kushërinjtë dhe një rumun (EMRAT-FOTO-DETAJE) »
Article Logic
Execution time: 0.013256072998047
array(1) { ["section"]=> string(77) "i-prekur-nga-covid-19-trajneri-i-kukesit-dergohet-me-urgjence-ne-turqi-229037" }