I prekur nga COVID, Edi Manushi flet për gjendjen e tij shëndetësore: Ditët e para ishin të qeta, por në ditën e pestë…

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 08:31 25-11-2020 I prekur nga COVID, Edi Manushi flet për gjendjen e tij shëndetësore: Ditët e para ishin të qeta, por në ditën e pestë…

Prezantuesi i njohur Edi Manushi ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Në një intervistë në ‘ftesë në 5’ Manushi ka folur për gjendjen e tij dhe sesi po i kalon këto ditë.

Moderatori është shprehur se ditët e para janë më të qeta, më pas nga dita e 5 e 6 bëhet më serioze.

Ndër të tjera ai është shprehur e ka marrë shumë mesazhe nga miq dhe shokë të cilët i kanë uruar shërim të shpejtë dhe që e kanë këshilluar se çfarë duhet të hajë.

“Kisha dy ndjesi sepse përgjigjja erdhi me vonesë. Njëherë thoja inshallah dal negativ, më pas thoja po sikur meqenëse jam mirë të dalë pozitiv. Ndodhi kjo e dyta. Ditët e para janë më të qeta, më pas nga dita e 5 e 6 bëhet më serioze.

Na shkoi për shtat kjo, sepse bën pushime. Më shpesh më merr Jeta, një nga bashkëpunëtorët e E Diell. Shumë njerëz më kanë marrë në telefon. Më kanë bezdisur në fakt mesazhet e miqve që më japin këshilla për ushqimet. Por në përgjithësi e gjitha shkon mirë”, tha Manushi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Do zoti bëjmë ndonjë djalë t’i ngjajë’, Rudina Dembacaj shpërthen në lot për babain, tregon fjalët e fundit që i tha...
»
Article Logic
Execution time: 0.0092990398406982
array(1) { ["section"]=> string(122) "i-prekur-nga-covid-edi-manushi-flet-per-gjendjen-e-tij-shendetesore-ditet-e-para-ishin-te-qeta-por-ne-diten-e-peste-229020" }