I prekur nga Covid po dërgohej në Itali, ndërron jetë në avion ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë

Publikuar tek: aktualitet, më 21:44 21-11-2020 I prekur nga Covid po dërgohej në Itali, ndërron jetë në avion ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë

Ka ndërruar jetë Bashkim Kopliku, ish-ministër i Brendshëm i Shqipërisë i PD, i cili ishte i prekur nga koronavirusi.

Bashkim Kopliku 77 vjeç, prej disa ditësh ishte i shtruar në spitalin e Durrës, ndërsa ditët e fundit gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar dhe ishte futur në Intubim.

Kopliku ishte nisur për kurim në Itali, teksa ndërroi jetë në avion.

Kopliku ka lindur më 15 korrik 1943 në Shkodër. Më 1962 - 1966 ndoqi Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike në Universitetin e Tiranës. Më 1966 - 1969 punoi si inxhinier elektronik në qendrën radiomarrëse të Kamzës, Tiranë. Më 1969 - 1970 u zhvendos nga Tirana në Shkodër për arsye politike.

Ka qenë zëvendëskryeministër i Shqipërisë në periudhën 1992-95, deputet në Kuvendin e Shqipërisë në 1991-97, kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë në 1996-97, anëtar i kryesisë së PDSH në 1991-97, i dekoruar me "Urdhrin e Lirisë të Klasit të Parë", nga Presidenti i Shqipërisë në vitin 1993.

Ka qenë kryetar i Bashkisë Durrës (Komiteti Ekzekutiv Pluralist Durrës) në 1991-92, kryeinxhinier i URT Durrës në 1990, ka mbajtur pozicione të ndryshme drejtuese në fushën e elektronikës, por edhe dënim si punëtor për qëndrime "të gabuara" politike në 1975-76. Tani është në pension. Është autor i rreth 700 shkrimeve opinion në gazeta të ndryshme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nisin reshjet e para të dëborës, do të përfshijnë zonat malore
Meta-Kryemadhi në ditëlindjen e Bes Kallakut, Braçe e uron me kritika: Të bëhesh 135, por s’është e ligjshme! Këta politikanët përbuzin përpjekjen e mjekëve... »
Article Logic
Execution time: 0.013046979904175
array(1) { ["section"]=> string(106) "i-prekur-nga-covid-po-dergohej-ne-itali-nderron-jete-ne-avion-ish-ministri-i-brendshem-i-shqiperise-228645" }