I prekuri me COVID-19 tentoi të kalonte në doganën e Kakavijës, gjobitet me 700 mijë lekë

Publikuar tek: aktualitet, më 14:04 30-11-2020 I prekuri me COVID-19 tentoi të kalonte në doganën e Kakavijës, gjobitet me 700 mijë lekë

Një 63-vjeçar i infektuar me koronavirus ka tentuar që të kalojë në pikën kufitare të Kakavijës.

Pasi është konstatuar rasti i tij, ai është gjobitur nga policia me 700 mijë lekë. 

"M.G, 63 vjeç banues në Vlorë u gjobit me 700 mijë lekë",- njofton policia.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër

Procedohet penalisht në gjendje të lirë 1 shtetas, për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”.

Ditën e sotme u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin M. G, 63 vjeç, banues në fshatin Armen, Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në PKK Kakavijë, pas kontrollit të dokumentit të PCR ka rezultuar pozitiv me SARS – COV 2, sipas analizave të një laboratori në një klinikë private.

Gjithashtu, këtij shtetasi i është vendosur edhe masa administrative në vlerën 700.000 lekë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Është FUNKSIONALE, gjiganti farmaceutik aplikon sot në SHBA dhe Europë për përdorim EMERGJENT të vaksinës anti-COVID
Leonard Skabona u hodh nga ‘Shefqet Ndroqi’, flet i vëllai: Nuk dimë si i kanë dalë analizat, dua ta di pse ka vdekur. Djali në Belgjikë mori në telefon duke qarë (E PLOTË) »
Article Logic
Execution time: 0.012012004852295
array(1) { ["section"]=> string(95) "i-prekuri-me-covid-19-tentoi-te-kalonte-ne-doganen-e-kakavijes-gjobitet-me-700-mije-leke-229646" }