I premtoi një gruaje se do e bënte ortake dhe i mori 270 mijë euro, Gjykata dërgon “në shtëpi” pronarin e agjencisë së udhëtimeve (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:23 16-01-2021 I premtoi një gruaje se do e bënte ortake dhe i mori 270 mijë euro, Gjykata dërgon “në shtëpi” pronarin e agjencisë së udhëtimeve (EMRI)

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për pronarin e një kompanie udhëtimesh turistike, Andi Alimehmeti, i cili i ka marrë një gruaje rreth 270 mijë euro.

51 vjeçari i ka premtuar shtetases së sipërpërmendur, se do ta bënte ortake në kompaninë e tij. Mirëpo, pasi ka paguar lekët, gruaja ka zbuluar mashtrimin dhe ka denoncuar Alimehmetin, i arrestuar dy ditë më parë nga Policia.

Rasti në fjalë është regjistruar në vitin 2017 por është denoncuar ditët e fundit në policinë e Tiranës, pranë seksionit për hetimin e krimit ekonomik dhe financiar.

Andi Alimehmeti dyshohet se ka mashtruar dhe disa persona të tjerë, duke u marrë sasi të caktuara parash, pasi ka qenë i proceduar dhe më parë për veprën penale “Mashtrimi”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Kanë prishur rrugën për t’iu çuar ujë 10 familjeve që janë me PS-në”, banorët e tre fshatrave në Mirditë bllokojnë “Rrugën e Kombit”
I akuzuar për vrasjen e Vajdin Lajmat dhe Klodian Saliut, GJKKO lë në burg Indrit Taullain, dje u ekstradua nga Kosova »
Article Logic
Execution time: 0.011966943740845
array(1) { ["section"]=> string(138) "i-premtoi-nje-gruaje-se-do-e-bente-ortake-dhe-i-mori-270-mije-euro-gjykata-dergon-ne-shtepi-pronarin-e-agjencise-se-udhetimeve-emri-235220" }