I preu fytin me thikë 7-vjeçares në park, 30-vjeçarja shqiptare TRONDIT gjykatën me dëshminë e saj

Publikuar tek: aktualitet, më 17:00 26-11-2020 I preu fytin me thikë 7-vjeçares në park, 30-vjeçarja shqiptare TRONDIT gjykatën me dëshminë e saj Viktima Emily Jones dhe vendi i ngjarjes

Eltiona Skana është 30-vjeçarja shqiptare e cila vrau me thikë një vajzë të mitur në Mbretërinë e Bashkuar.

Ditën e sotme u zhvillua seanca gjyqësore e radhës, ku 30-vjeçarja bërtiti "ajo u përpiq të më vriste mua".

Skana akuzohet për vrasjen e 7-vjeçares Emily Jones duke e goditur me thikë artizanale ndërsa luante në skuterin e saj në Queen's Park në Bolton ndërsa babai i saj, Mark Jones dhe nëna, Sarah Barnes, qëndronin aty pranë.

Mendohet se 30 vjeçarja vuan nga probleme të shëndetit mendor, duke u nisur edhe nga deklaratat ttronditëse që ka bërë në gjykatë duke thënë se 7-vjeçarja donte ta vriste.

Para sulmit, i cili ndodhi rreth orës 2.15 pasdite, një grua, që besohet të jetë Skana, ishte parë në park nga një dëshmitar i cili e përshkroi atë si në dukje të "trazuar" dhe me një pamje "të zbrazët" në fytyrën e saj.

Prindërit e 7-vjeçares ishin të divorcuar dhe Emily ishte në park me babain e saj, duke bërë xhiro me skuter.

Më pas do t'u bashkohej dhe nëna e Emilyt, dhe teksa e pa atë në distancë, 7-vjeçarja i tha babait të saj: "Babi, baba. Unë dua të shkoj tek mamaja" dhe ajo u largua në drejtim të saj.

Emily gjithashtu i thirri nënës së saj, e cila nuk e dëgjoi atë për shkak të distancës mes tyre dhe faktit se po dëgjonte kufje.

Rruga e Emily drejt nënës së saj do të ishte fatale për ta, pasi 30-vjeçarja shqiptare do ta kapte atë dhe me një lëvizje i çau fytin me thikë. Plaga ishte e pashmangshme dhe Emily vdiq pak më vonë.

Skana, me origjinë nga Shqipëria, por që jeton në Mbretërinë e Bashkuar që nga viti 2014, iku ende e armatosur me thikë, por në një moment e vendosi atë në çantën e shpinës, ku u gjet më vonë.

Një dëshmitar që pa të gjithë ngjarjen u vu në ndjekje të Skanës, të cilën e kapi pak minuta më vonë dhe e shtriu përtokë.

Kur dëshmitari telefonoi policinë dhe u tha atyre se një vajzë e re ishte përfshirë, Skana u përgjigj: 'Unë jam një vajzë, unë jam një fëmijë.'

Skana më herët e ka pranuar vrasjen, por tashmë e mohon ngjarjen e rëndë.

Ajo më vonë u vlerësua nga një psikiatër i cili tha se ajo kishte një skizofreni 'jo shumë të mirë' dhe paranojake dhe kjo çoi në 'dëgjimin e zërave, halucinimin për t'u bërë e dhunshme."

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dalin PAMJET, heroina e kapur në Elbasan ishte fshehur në fugon mes stivës së druve, ja kush janë të arrestuarit (EMRAT-DETAJE)
E rëndë në Lezhë, gruaja hidhet nga kati i dytë i banesës dhe vdes në vend »
Article Logic
Execution time: 0.011452913284302
array(1) { ["section"]=> string(104) "i-preu-fytin-me-thike-7-vjecares-ne-park-30-vjecarja-shqiptare-trondit-gjykaten-me-deshmine-e-saj-229223" }