Gjykata e Përmetit ka dhënë sot masën e sigurisë ‘arret me burg’ për vrasësin e 65-vjeçarit, Nesim Hoxha, Alban Vodën.
Autori i krimit makabër që i preu kokën me thikë Hoxhës ka shokuar trupin gjykues me deklaratën e tij në sallë ku përveçse nuk ka shfaqur asnjë lloj pendese ka thënë: "Mirë ja bëra... Se mos është akoma gjallë?!"
Mësohet se Voda e ka qëlluar nga pas 65-vjeçarin dhe më pas i ka prerë atij kokën. Vetëm një ditë më parë Voda deklaroi se e vrau 65-vjeçarin pasi ai sipas tij kishte tentuar ta mbyste me një kokërr ulliri.
30-vjeçari, ish-komando në Afganistan ishte kthyer nga misioni vetëm 3 vite më parë, kohë nga e cila kishte filluar të shfaqte problem mendore, por që nuk figuronte me kartelë për to.