Zbardhen detaje të reja, pas krimit monstruoz në Këlcyrë ku 30-vjeçari Alban Voda i preu kokën me thikë bashkëfshatarit të tij Nesim Hoxha 66 vjeç.
Sipas dëshmisë së fqinjëve në polici, policia e Përmetit asnjëherë nuk i ka marrë në kosnideratë ankesat e herëpashershme të 66-vjeçarit, pasi ai është kanosur disa herë nga agresori. Mësohet se ai ishte drejtuar policisë dy herë për të kërkuar mbrojtje nga 30-vjeçari, por nuk e mori asnjëherë.
Të vërtetën që shkaktoi konfliktin askush nuk e di, por bashkëshortja e viktimës ka rrëfyer për “Panorama” se si ndodhi ngjarja makabre.
Bashkëshortja e viktimës, Merita Hoxha e tronditur nuk arrin të zbulojë arsyet e konfliktit mes bashkëshortit të saj dhe agresorit. Ajo pranon se ka patur një konflikt mes tyre por kurrë nuk e mori vesh natyrën e këtij konflikti.
Sipas saj, Nesimi nuk tregonte asnjëherë për problemet që kishte që të mos shqetësontë vajzën e tyre të vetme dhe gruan.
“Nuk e mbaj mend mirë momentin, por diksuh më thirri, dil jashtë se Nesimin e kanë qëlluar. Kur dola jashtë kam parë Nesimin përdhe (qan), ku i rridhte gjaku me presion njësoj si delet kur theren. Nuk arrinte të thoshte asnjë fjalë, pasi donte të më thoshte diçka por nuk mundi”, rrëfen gruaja.
Fillimisht u tha se shkak i konfliktit ishte një motiv pronësie, por e shoqaja e viktimës e mohon. “Mesa di unë, ne nuk kemi pasur konflikt pronësie me familjen Voda, ndoshta ka patir probleme të tjera që unë nuk i di, por pronat tona nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.
Sipas saj, viktima do të merrte për herë të parë rrogën e pensionit në Këlcyrë.