I propozoi për martesë të dashurës ‘’Live’’ te Kënga Magjike dhe zgjohet sot i famshëm. Luli:Pse e bëra

Publikuar tek: aktualitet, më 13:53 05-12-2015 I propozoi për martesë të dashurës ‘’Live’’ te Kënga Magjike dhe zgjohet sot i famshëm. Luli:Pse e bëra

Luli, i cili nga një personazh i zakonshëm, u bë shumë i njohur dje në Shqipëri, teksa i propozoi ‘’Live’’ në skenë të dashurës së tij për martesë, Marsit, komenton për Newsbomb.al ngjarjen që i ndryshoi jetën dhe pse e bëri atë.

Edhe pse sot nuk është zgjuar dot nga gjumi, nga lodhja dhe emocionet e natës së djeshme, Luli rrëfen se ka patur edhe nga ata që e paragjykuan.

“Dita e sotme ka nisur më vonë se të tjerat pasi mbrëmë kishim dalë në një nga klubet e Tiranës normalisht për të festuar...dhe në të njëjtën kohe dua t’i falenderoj të gjithë për mbështetjen pasi nuk e prisja diçka të tillë’’, thotë Luli.

Pas të djeshmes, ai e ndjen veten të famshëm, duke thënë se ndjehet krenar për propozimin dhe dashuria është arsyeja e këtij akti publik :“Po më shkruajnë të mëdhenj dhe të vegjël të njohur dhe të panjohur dhe kjo më bën të ndihem krenar’’ .

Por me dhimbje ka pritur edhe një pjesë komentesh që e kanë paragjykuar aktin e tij të shprehjes publikisht të dashurisë.

“Ka dhe nga ata që se kanë pritur mirë, por këtë gjë e dija pasi kështu jemi ndërtuar si shoqëri shqiptare se çfarëdo që të bësh, të mirë apo të keqe, ti do paragjykohesh..megjithatë ndihem mire për atë që kam bërë dje pasi bëra të dashurën time krenare..”, përfundon ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012709140777588
array(1) { ["section"]=> string(104) "i-propozoi-per-martese-te-dashures-live-te-kenga-magjike-dhe-zgjohet-sot-i-famshem-luli-pse-e-bera-27021" }