I publikoi videon në Instagram, Topalli i përgjigjet Ramës: Ka hallin e vet, Basha është investimi më i mirë i tij kundra demokratëve

Publikuar tek: politike, më 12:40 17-01-2021 I publikoi videon në Instagram, Topalli i përgjigjet Ramës: Ka hallin e vet, Basha është investimi më i mirë i tij kundra demokratëve

Jozefina Topalli i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, pasi ai publikoi në rrjetet sociale një video-montazh ku ajo kritikonte kreun e PD-së, Lulzim Bashën.

Në video tregohet Topalli, teksa thotë se Basha ka hyrë në politikë vetëm për përfitime ekonomike personale.

Sipas Topallit, nëse Rama e nxjerr atë në Instagramin e tij, atëherë ai ka hallin e tij.

“Nuk e bën për ju, kur zgjedh që instagrami i vet, të flase me zërin dhe imazhin e Jozefina Topallit. Kuptojeni mirë! Kur ben altoparlantin e Jozefines, ka veç hallin e vet. Për hallet e treshes, ka ERTV”, shkruan Topalli.

Postimi i plotë:

Kur nxjerr Jozefinen ne instagram ka hallin e tij.

Per “hallet” e treshes del ne ERTV!

Ata jane bashke. Te tre jane bashke!

Qe Lul Basha eshte genjeshtar, kete tashme nuk ka shqiptar qe nuk e ka kuptu!

Qe Lul Basha ka ardhur qe diten e pare me agjende ekonomike personale, kete e kam patur bindje qe diten e pare qe e kam njoft!

Qe Lul Basha eshte armiku me i madh i demokrateve  per shkak te asaj qe ben, por edhe mediokritetit te atyre qe arrin te artikuloje publikisht, kete nuk ka mbetur meme pa e zberthyer!

I kam thene, u qendroj dhe do i qendroj çdo sekonde, bindjes sime për çka perfaqeson Luli Basha ne tregun shqiptar!

Por vini re me kujdes!

Diten qe Jozefina Topalli akuzon treshen per pergatitjen e Dushkut2021, kryeministri zgjedh te zgjedhë per instagramin e vet veç sekuenca te asaj qe ka thene Jozefina Topalli per Lulzim Bashen.

Une keto dite  argumentova rikthimin e Dushkut si fenomen (kesaj rradhe opozitar)  qe synon manipulimin e zgjedhjeve nepermjet deformimit te dispozitave te Kodit Zgjedhor.

Argumentova pse dhe shpjegova se si kjo mund te ndalet sot në KQZ, nëpermjet KQZ dhe nga tavolinat e KQZ.

Une thashe sic kam thene gjithmone qe ATA TË TRE JANE BASHKË.

Qe ata te tre jane bashke e kam thene edhe ne ate interviste te cilen e paska degjuar Zoti Rama (derisa i paska pelqyer çka un kam thene e perseritur aty per Luli Bashen).

Ajo interviste eshte dhene kohe me pare e nuk i paska shpetuar vemendjes e as qenka fshire nga kujtesa e Kryeministrit!

Rama e gjeti dhe zgjodhi qe ta publikonte si sekuence ne instagramin e vet, tamam diten kur une zgjodha te flas publikisht per Dushkun2021!

Sepse kur Rama zgjedh te dashur miq, di cfare zgjedh!

Rama ka zgjedhur!

Rama zgjedh Luli Bashen!

I duhet Lul Basha, sepse Luli Basha eshte investimi me i mire i Rames kundra demokrateve.

Te dashur miq demokratë dhe shqiptare te mire kudo ku jetoni!

Mos e keqkuptoni Ramen kur "zgjedh" t'ju bëjë te degjoni Jozefina Topallin nga instagrami i tij, nuk e ben ngaqe vlereson Jozefina Topallin.

Nuk e ben per ju!

Kunati i Shokut Xhemal, Lulëzoi "bizneset" ne kohen e Rames.

Me ndihmen e Rames dhe nen vezhgimin e sigurte te Rames kane Lulëzuar vilat e tij me gjith kunat.

"Opozita" e lulezimit sponsorizohet rregullisht nga maxhoranca Rama!

Ndaj kujdes!

Nuk e ben per ju, kur zgjedh qe instagrami i vet, te flase me zerin dhe imazhin e Jozefina Topallit.

Kuptojeni mire!

Kur ben altoparlantin e Jozefines, ka veç hallin e vet.

Per hallet e treshes, ka ERTV.

Atje del rregullisht dhe i ve ata dy tjeret qe te shohin vete dhe degjojne live, se si gjithe ministrat i raportojne e shpjegojne se sa mire po u ecin investimet.

Ata te tre jane bashke!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “E papërshtatshme të sulmosh një vend mik”, Rama i përgjigjet Francës: Ankesa juaj është pa lidhje! Jeni vend i veçantë në zemrën time
»
Article Logic
Execution time: 0.01132607460022
array(1) { ["section"]=> string(137) "i-publikoi-videon-ne-instagram-topalli-i-pergjigjet-rames-ka-hallin-e-vet-basha-eshte-investimi-me-i-mire-i-tij-kundra-demokrateve-235320" }