I publikoi videon, Zaida Çobo padit Ardi Veliun (JA ÇFARË KËRKON SI DËMSHPËRBLIM)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:28 03-06-2020 I publikoi videon, Zaida Çobo padit Ardi Veliun (JA ÇFARË KËRKON SI DËMSHPËRBLIM)

Zaida Çobo, nëna e 15 vjeçarit që u dhunua disa javë më parë ka bërë një padi kundër Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu i cili i publikoi një video në publik.

Mësohet se Çobo si dëmshpërblim ka kërkuar 1 milion lekë.

Kujtojmë që  disa javë më parë  4 policë rrahën një 15 vjeçar te liqeni artificial, ndërsa ky incident solli edhe pezullimin e e efektivit të policisë që goditi të miturin.

Disa ditë më parë Veliu ka treguar një video të të ëmës së djalit, e cila shihet me armë në dorë.

Veliu u shpreh se ky është shembulli që e ëma i ka dhënë djalit dhe edukata që ai ka marrë, ndaj nuk duhet parë vetëm veprimi i policit, por edhe rrethanat që kanë çuar në këtë ngjarje.

Mirëpo rezultoi  rezultoi se Ziada Çobo ishte aktore dhe se pistoletën e kishte mbajtur gjatë një roli.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0086550712585449
array(1) { ["section"]=> string(85) "i-publikoi-videon-zaida-cobo-padit-ardi-veliun-ja-cfare-kerkon-si-demshperblim-208901" }