I riu algjerian sulmohet me thikë në Kosovë, me lot në sy i bën thirrje ministrit: Për hir të Zotit, më ço në shtëpi se nuk duroj dot më!

Publikuar tek: rajon, më 17:30 24-01-2021 I riu algjerian sulmohet me thikë në Kosovë, me lot në sy i bën thirrje ministrit: Për hir të Zotit, më ço në shtëpi se nuk duroj dot më!

Një i ri algjerian është sulmuar me thikë në Kosovë dhe vijon të rrijë i fshehur nga sulmuesit e tij.

Siç raportojnë mediat algjeriane, ai i ka bërë thirrje autoriteteve të vendit të tij që ta kthejnë në shtëpinë e tij.

Mohamed Soussi erdhi në mënyrë klandestine në Kosovë, së pari duke kaluar nëpër Turqi, Greqi, pastaj Shqipëri, para se ta përfundonte udhëtimin e tij duke u bllokuar në Kosovë.

Përmes një video që është shpërndarë gjerësisht, ai ka treguar tmerrin që po përjeton  pasi ka qenë viktimë e një sulmi dhe tani jeton me ndihmën e disa bamirësve.

Situata e tij paraqitet vërtetë kritike, ndërsa përgjërohet që të kthehet në vendin e tij.

Mohamed Soussi vazhdon ta shpjegojë situatën e tij dhe tregon se ai jeton falë ndihmës së një grupi algjerianësh që i sollën lëng frutash dhe që e fshehën në një dhomë lutjesh, në mënyrë që atë të mos e gjejnë sulmuesit e tij, të cilët me sa duket e ndjekin ende.

 “Unë kërkoj nga autoritetet algjeriane të ndërhyjnë dhe të më kthejnë në vend. Kjo është gjithçka që unë kërkoj. E gjitha. I kërkoj ministrit të Jashtëm, Boukadoum, të më çojë në shtëpi, për hir të Zotit, sepse nuk mund të duroj më!”- dëgjohet të thotë ai në video.

Mesazhi iu dërgua ministrit të Punëve të Jashtme në Algjeri, Sabri Boukadoum.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rriten ndjeshëm rastet e reja me koronavirus në Kosovë, në 24 orë shënohen 6 viktima
Mediat greke i bëjnë jehonë fjalëve të Sali Berishës: Edi Rama vasal i Erdoganit, po promovon Turqinë si aleatin kryesor para zgjedhjeve »
Article Logic
Execution time: 0.01295280456543
array(1) { ["section"]=> string(140) "i-riu-algjerian-sulmohet-me-thike-ne-kosove-me-lot-ne-sy-i-ben-thirrje-ministrit-per-hir-te-zotit-me-co-ne-shtepi-se-nuk-duroj-dot-me-236220" }