I riu anglez shpallet berberi më i mirë në Britani, falenderon pronarin shqiptar që i mësoi zanatin

Publikuar tek: bota, më 18:45 07-03-2019 I riu anglez shpallet berberi më i mirë në Britani, falenderon pronarin shqiptar që i mësoi zanatin Gëzim Murizi dhe Curtis Statt

Parukeria e një shqiptari në Britaninë e Madhe është spallur salloni më i mirë i vitit, ndërsa me çmimin e berberit më të mirë është vlerësuar një 22-vjeçar nga qyteti Lowestoft që punonte aty.

I riu britanik Curtis Statt, i cili ka vetëm tre vite që punon si berber, shkoi në Birmingham me ftesë të English Hair and Beauty awards.

Juria vuri re menjëherë aftësitë e tij dhe vendosi ta vlerësojë me çmimin e madh. Por i riu britanik nuk harroi të falenderojë pronarin e tij shqiptar që jo vetëm i dha mundësinë të punojë në parukerinë e tij, por dhe i tregoi sekretet e zanatit, raporton Newsbomb.al.

Pronari shqiptar Gëzim Murizi e mori të riun në punë, pasi kishte shkuar si klient për të prerë flokët.

"Ai më mësoi të pres flokët sipas metodës tradicionale, siç vetë ai kishte mësuar në të njëjtën moshë kur ishte në Shqipëri", shprehet 22-vjeçari.

"As nuk aplikova për punë. Pasi shkova për herë të tretë aty për të prerë flokët, po diskutonim se sa orar të keq kisha te puna e mëparshme. Se kisha menduar kurrë më parë se do bëhesha berber", rrëfen ai.

"Ai më dha mundësinë të bëj diçka për veten time, në një moment kur unë s’shifja asgjë për të ardhmen", shprehet 22-vjeçari për pronarin e tij shqiptar.

Parukeria e shqiptarit organizon evente ku dhurohen flokë për të prekurit nga kanceri si dhe një ditë në javë hap dyert për t’i shërbyer falas të pastrehëve.

22-vjeçari britanik

22-vjeçari britanik

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011147022247314
array(1) { ["section"]=> string(105) "i-riu-anglez-shpallet-berberi-me-i-mire-ne-britani-falenderon-pronarin-shqiptar-qe-i-mesoi-zanatin-155559" }