Një i ri ka mbetur i plagosur pas një sulmi nga disa persona te zona e Komunës së Parisit.
Dyshohet se i riu është qëlluar me mjete të forta dhe shkop bejsbolli, çka i ka shkaktuar plagë të rënda. Ai është sulmuar nga disa djem të tjerë. Besohet se shkak është bërë një konflikt i çastit.
Policia po vijon hetimet për ngjarjen dhe është vënë në ndjekje të grupit të të rinjve që dhunuan personin me mbiemrin Marku.