I riu hodh nga terminali duke i dhënë fund jetës, dështon siguria edhe njëherë tjetër në aeroportin e Rinasit

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:53 02-09-2016 I riu hodh nga terminali duke i dhënë fund jetës, dështon siguria edhe njëherë tjetër në aeroportin e Rinasit

Vetëvrasja e të riut në Rinas tregon edhe njëherë tjetër dështimin e sigurisë në aeroport

Udhëtarët në aeroportin e vetëm në Shqipëri janë tronditur edhe njëherë tjetër kur një 23 vjeçar është hedhur nga një lartësi 8 metra brenda terminalit.

Juglend Kapllanaj, sipas policisë, ka hipur mbi taracën e zyrave të kompanive ajrore, prej nga ku më pas është hedhur duke u plagosur rëndë. 23 vjeçari ka ndërruar jetë në spitalin ushtarak, i transportuar atje nga policia.

Por edhe në këtë rast, policia ka vepruar pas ngjarjes së rëndë, njësoj siç ndodhi në vjedhjen e parave të bankës në pistën e aeroportit pak muaj më parë. Edhe punonjësit e sigurisë së aeroportit nuk kanë vepruar në kohë.

Është alarmant fakti se si një person arrin të lëvizë i qetë në të gjithë aeroportin, madje të hyjë edhe në ato zona ku është ndaluar.

Vetëvrasja e 23 vjeçarit na tregon sërish nivelin skandaloz të sigurisë në aeroportin “Nënë Tereza”, duke rrezikuar jo vetëm jetën e udhëtarëve, por të gjithë sigurinë kombëtare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028534889221191
array(1) { ["section"]=> string(114) "i-riu-hodh-nga-terminali-duke-i-dhene-fund-jetes-deshton-siguria-edhe-njehere-tjeter-ne-aeroportin-e-rinasit-51630" }