Një i ri ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi vodhi një shumë parashë.
Jurgen Kovaçi, 25 vjeç vodhi 200 mijë lekë të vjetra, teksa ai hyri në një kazino në rrugën e Dibrës për të luajtur. Por, veprimi i të riut është zbuluar dhe menjëherë është njoftuar policia, e cila ka arritur ta zbulojë dhe ta vërë atë në pranga.