Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin: -Eldorado Demiri, 24 vjeç, banues në lagjen “18 Tetori” Lushnjë.
Policia bën me dije se, arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë natës, në lagjen “Loni Dhamo”, ka vjedhur lokalin “Bar – Kafe- Restorant” në pronësi të shtetases D.B, 51 vjeçe, ku ka vjedhur rreth 30.000 lekë, disa pije alkolike e freskuese, gjithashtu ka vjedhur disa pije aloklike në lokalin “Bar Kafe” në pronësi të shtetases N.Ç, 40 vjeçe, banuese në lagjen “Kongresi” Lushnje.
“Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale Vjedhje parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.