I riu ndan përgjysmë çadrën e tërmetit me prindërit, Rama e thumbon: S’rri dot pa lujt natën ee! Ia pret djali: Po sa u fejova unë ra tërmet (Video)

Publikuar tek: aktualitet, më 22:43 11-12-2019 I riu ndan përgjysmë çadrën e tërmetit me prindërit, Rama e thumbon: S’rri dot pa lujt natën ee! Ia pret djali: Po sa u fejova unë ra tërmet (Video)

Kryeministri Rama ka qenë gjatë ditës së sotme në Fushë-Mamurras ku ka parë nga afër kushtet në të cilat ndodhen banorët e prekur nga tërmeti, ndërsa nuk kanë munguar batutat.

Teksa afrohet pranë çadrës së njërit prej banorëve, kryefamiljari i shpjegon Ramës se e kishte ndarë çadrën përgjysmë pasi në një anë qëndronte djali me të fejuarën dhe në anën tjetër ai me bashkëshorten. I pranishëm në atë moment aty ishte dhe djali i fejuar, të cilin Rama nuk la pa e thumbuar.

“S’rri dot pa lujt notën ti ee”, i thotë Rama të riut, ndërsa menjëherë ai i kthen përgjigje, duke i thënë kryeministrit se nuk kishte faj ai sepse sapo ishte fejuar kishte rënë tërmeti.

Pjesë nga biseda - video:

Rama: Keni vonë mur për t’nda njoni-tjetrin

Kryefamiljari: Epo lujn notën këto dy

Rama: Aa lujn notën këto ee. Po ti s’ke nevojë të luash në çadër, dil në fushë

I riu: Prej hallit

Rama: Jo mo s’ka hall fare, dil luj në fushë

I riu: Hajt ça me bo

Rama: Jo ça me bo jo, zgjidhe se s’mund të rri nona me babën në një cep se do ti të luash natën

I riu: Po unë ça të bëj, sa u fejova unë ra tërmeti

Rama: Ashtu ee, s’rri dot pa lujt notën ti ee

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076141357421875
array(1) { ["section"]=> string(149) "i-riu-ndan-pergjysme-cadren-e-termetit-me-prinderit-rama-e-thumbon-s-rri-dot-pa-lujt-naten-ee-ia-pret-djali-po-sa-u-fejova-une-ra-termet-video-189138" }