I riu në SHBA vdes nga murtaja bubonike, rasti i dytë brenda vitit

Publikuar tek: bota, më 00:13 14-08-2020 I riu në SHBA vdes nga murtaja bubonike, rasti i dytë brenda vitit

Një djalë i ri rreth të 20-ave në SHBA ka ndërruar jetë pasi u prek nga sëmundja e rrallë e murtajës bubonike.

Mediat amerikane bëjnë me dije se ky është rasti i dytë i sëmundjes për vitin 2020. Një i moshuar që arriti të trajtohej në kohë, mundi të shërohej nga sëmundja vdekjeprurrëse.

Dy të prekurit jetojnë mbi 100 kilometra larg njëri-tjetrit, ndaj autoritete në SHBA nuk shohin lidhje mes dy rasteve.

Rastet e murtajës bubonike janë shumë të rralla dhe mund të trajtohen me antibiotikë, por vdekshmëria mbetet e lartë, mes 30% dhe 60%.

E njohur si Vdekja e Zezë, murtaja vrau 50 milion njerëz në shekullin e 14, përfshi edhe 60% të popullsisë së Europës.

Sëmundja shkaktohet nga bakteri Yesinia Pestis që më shpesh prek brejtësit, por pleshtat shërbejnë si transmetues te njeriu.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097768306732178
array(1) { ["section"]=> string(72) "i-riu-ne-shba-vdes-nga-murtaja-bubonike-rasti-i-dyte-brenda-vitit-217065" }