I riu nën e efektin e drogës godet me thikë shokun në Tiranë, 24-vjeçari në gjendje të rëndë për jetën (Emri)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:00 11-02-2017 I riu nën e efektin e drogës godet me thikë shokun në Tiranë, 24-vjeçari në gjendje të rëndë për jetën (Emri)

Një 31-vjeçar ka rënë nëprangat e policisë pasi nën efektin e lëndëve narkotike ka goditur disa herë me thikë shokun i cili është dërguar menjëherë në spital.

Burime zyrtare të polciisë bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi:

-Tomi Cigarja, 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë ("Kultivim të lëndëve narkotike")

Sipas policisë arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në orën 17:30 në apartamentin e tij, dyshohet të ketë qënë nën efektin e bimës narkotike Hashash dhe ka goditur disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, shtetasin E. M., 24 vjeç, banues në Tiranë , i cili ndodhet në spital në gjëndje të rëndë për jetën.

Gjithashtu edhe shtetasi Tomi Cigarja ka marrë goditje të lehta me thikë në trup nga shtetasi E. M.

Materialet i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Parashikimi i motit për ditën e sotme, ja si do të variojnë temperaturat
I dënuar me burg për prostitucion, arrestohet 36-vjeçari i shpallur në kërkim (Emri) »
Article Logic
Execution time: 0.011142015457153
array(1) { ["section"]=> string(112) "i-riu-nen-e-efektin-e-droges-godet-me-thike-shokun-ne-tirane-24-vjecari-ne-gjendje-te-rende-per-jeten-emri-68411" }