I riu nga Berati s’di nga t’ia nisë për Mirelën, studenten që i hodhi salcë Nikollës: Si e njoh unë, la qytetin me 50 mijë lekë...

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:16 18-11-2016 I riu nga Berati s’di nga t’ia nisë për Mirelën, studenten që i hodhi salcë Nikollës: Si e njoh unë, la qytetin me 50 mijë lekë...

Damiano Agalliu, një i ri  nga Berati thotë se ka patur rastin të njohë nga afër Mirela Rukon, aktivisten e Lëvizjes për Universitetin që mbrëmë i hodhi salcë të kuqe ministres së Arsmit Lindita Nikolla, gjatë një ceremonie ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. Damiano flet për një histori varfërie të studentes dhe familjes së saj ndërsa shprehet me nota keqardhje që e gjitha është kthyer në objekt humori.

“Unë kam patur rastin ta njoh pak nga afër Mirelen, dhe pak a shumë historinë familjare të saj. 

Nga t’ia nisesh dhe përfundosh. Nga morta e Mirelës që punon për 130 mijë lekë të qelbura. Apo nga familja me 500 halle që s’kanë as fuqi ekonomike për t’i ndjekur feëmijet me shkollë, apo "miq" siç funksionon Shqipëri (Kabul)

Apo t'ia nis nga vetë  Mirela që me 50 mije lekë la qytetin e saj, dhe e gjeti veten në mes të Tiranës. Aty një 50 mijë lekësh mjafton një drekë tek "Il Gusto " apo një e premte në "bllok"”, shprehet Damiano duke u shprehur me nota revolte edhe ndaj atyre që ai i cilëson si “pseudogazetarë” apo opinionistë të cilët e kanë parë këtë akt proteste si krim.

"Ajo që ka bërë Mirela është gjëja më e pakët më normale që mund të bëjë një studente për të ardhmen e saj. Qofte kjo qeveri e majtë apo e djathtë.... Nuk mbaron me kaq. Dhe populli dele normalisht e kap dhe e kthen në sens humori gjithë këtë guxim të kësaj vajze bashkë me barbonat e rrugës 50 lekëshat që martohen me një kafe pa qumësht të ftohtë dhe me wi-fi falas nëpër lokale. Rrini rrini rrini, hani bar të thatë se të njomit i vinit anash. Ju bëri për një lekë një vajzë me 5 mijë probleme. Mos harroni "suksese në jetë". Vdekje  fashizmit, liri popullit"“, përmbyll me nota sarkastike Damiano.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070569515228271
array(1) { ["section"]=> string(130) "i-riu-nga-berati-s-di-nga-t-ia-nise-per-mirelen-studenten-qe-i-hodhi-salce-nikolles-si-e-njoh-une-la-qytetin-me-50-mije-leke-59950" }