Astrit Ismaili, 34 vjeç, kërkohet nga Policia e Vlorës pasi akuzohet se ka vjedhur në fshatin Vërvë një viç në pronësi të shtetasit me iniciale K.P, 50 vjeç.
Policia ka shpallur në kërkim autorin e vjedhjes ndërkohë që ka nisur edhe procedimin penal ndaj tij, akuzuar për veprën penale “vjedhja”.