I riu paraqitet në spital i dehur dhe me goditje në kokë, deklaron se është konfliktuar me disa persona në një lokal

Publikuar tek: aktualitet, më 23:35 11-12-2019 I riu paraqitet në spital i dehur dhe me goditje në kokë, deklaron se është konfliktuar me disa persona në një lokal Foto ilustruese

Një person ende i paidentifikuar është paraqitur mbrëmjen e sotme në Spitalin e Korçës në gjendje të dehur dhe me dëmtime në kokë.

I riu ka deklaruar pranë mjekëve dhe efektivëve të pranishëm në spital se ishte konfliktuar me disa persona në një lokal të qytetit, por nuk mbante mend më shumë detaje për shkak se ishte i dehur por dhe i paqartë në ato që tregonte.

Sakaq, i riu i plagosur nuk ka dhënë asnjë informacion për vendndodhjen e lokalit ku ishte konfliktuar, ç’ka ka bërë që Policia e Korçës të nisë verifikimin në disa zona të ndryshme të qytetit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028946876525879
array(1) { ["section"]=> string(122) "i-riu-paraqitet-ne-spital-i-dehur-dhe-me-goditje-ne-koke-deklaron-se-eshte-konfliktuar-me-disa-persona-ne-nje-lokal-189141" }