I riu që u mbajt peng një javë në Dukagjin: Më thanë “10 mijë eurot, ose të vrasim vëllanë’’

Publikuar tek: aktualitet, më 08:51 30-11-2015 I riu që u mbajt peng një javë në Dukagjin: Më thanë “10 mijë eurot, ose të vrasim vëllanë’’

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur procedim penal për 7 personat, të cilët akuzohen për pengmarrjen e shtetasit me iniciale S.K., i cili u mbajt i mbyllur në një stan në fshatin Plan të zonës së Dukagjinit. Ngjarja është shënuar më 21 nëntor dhe sipas policisë, shkak i saj mësohet të kenë qenë pazaret e drogës.

Pengmarrja ka patur 7 autorë, 3 prej të cilëve akuzohen për rrëmbim. Personi A.K, vëllai i S.K që është mbajtur peng për 1 javë  ka bërë kallëzimin në Shkodër.

‘’Më 21 nëntor kam qenë me vëllanë në një lokal të fshatit Rus, duke pirë kafe, kur erdhën Toma (Tomë Shkrepa) si dhe dy persona të tjerë që na hipën në një automjet tip ‘’Mercedes Benz’’ dhe na çuan në fshatin Grudë e Re’’, rrëfeu ai.

Më pas mësohet se pengmarrësit u kanë thënë: “Ju ose do më jepni 10 mijë euro ose do më gjeni shtetasin X (blerësi i kanabisit) në Mal të ZI’’

Më pas i kanë hipur dy vëllezërit në një Range Rover, i kanë rrahur në një përrua, u kanë marrë telefonat dhe i kanë lënë të kthehen në këmbë.

Por rrugës u kanë dalë sërish disa persona dhe kanë marrë me vete S.K.

Menjëherë policia është vënë në dijeni dhe ka nisur aksionin për të liruar S.K. Menjëherë  ka arrestuar Kolë Dushkun, Lek dhe Tomë Shkrepën. Janë shpallur në kërkim 4 persona. Pengmarrësit dyshohen të jenë kultivues të lëndës narkotike, kurse S.K dhe A.K ndërmjetësit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gardisti sulmohet nga tufa e qenve endacakë, i qëllon me armë zjarri
Arrestohet në Rinas një 25 vjeçar nga Bamako me dokumenta false »
Article Logic
Execution time: 0.011240005493164
array(1) { ["section"]=> string(85) "i-riu-qe-u-mbajt-peng-nje-jave-ne-dukagjin-me-thane-leket-ose-te-vrasim-vellane-26581" }