I riu rrezikon jetën për të fotografuar tornadon, gjysma e makinës fluturoi në ajër

Publikuar tek: bota, më 16:00 23-06-2018 I riu rrezikon jetën për të fotografuar tornadon, gjysma e makinës fluturoi në ajër

Ka plot të apasionuar edhe të fiksuar pas fotografive. Një djalë i ri nga Australia që kishte mbetur përpara një tornadoje gjigande është me fat që është gjallë.

Daniel Show ka rrezikuar jetën e tij për të fotografuar një prej tornadove më të mëdha në Shtetet e Bashkuara.

Pas stuhisë, ai vuri re se i kishte mbetur vetëm gjysma e makinës së tij pasi pjesa tjetër fluturoi në ajër.

Ai shprehet se: “Ishte eksperienca më e frikshme e jetës sime. Prisja të vdisja. Isha i bllokuar dhe një gjysmë rimorkioje e përmbysur mund të më binte sipër”

Për shumë njerëz, stuhitë janë të tmerrshme dhe qëndrojnë të mbyllur në shtëpi, por për Danielin nuk ka qenë kështu. Ai i ka patur pasion që kur ka qenë fëmijë. Tani, së bashku me mikun e tij, Shoë mendon të vizitojë Shtetet e Bashkuara për të parë tornadot më të rrezikshme në botë.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016532897949219
array(1) { ["section"]=> string(89) "i-riu-rrezikon-jeten-per-te-fotografuar-tornadon-gjysma-e-makines-fluturoi-ne-ajer-125479" }