I riu tërheq paratë që i kishte dërguar i ati, shokët e tij e tradhëtojnë dhe duke e kërcënuar me thikë e grabisin

Publikuar tek: aktualitet, më 16:39 07-02-2017 I riu tërheq paratë që i kishte dërguar i ati, shokët e tij e tradhëtojnë dhe duke e kërcënuar me thikë e grabisin

Një 17 vjeçar në Tiranë ka rënë pre e grabtijes në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në pjesën e pasme të Pallatit të Sportit "Asllan Rusi", në rrugën "Ali Kolonja", në kryeqytet, ku shtetasi R. Z., 17 vjeç është grabitur nën kërcënimin e një thike nga shokët e tij, të tre 17 vjeçar.

Newsbomb.al mëson se i grabituri kishte marrë nga babai i tij shumën monetare prej 1250 eurosh dhe 2000 lekësh dhe mesa duket këtë ua ka treguar edhe shokëve, të cilët kanë organizuar më pas vjedhjen.

Ata e kanë qëlluar me grushta 17 vjeçarin dhe pas e kanë kërcënuar me thikë i kanë marrë paratë.

Policia arriti të arrestonte mbrëmjen e djeshme një prej autorëve, shtetasit Ertis G., 17 vjeç, ndërsa sot janë arrestuar dy të tjerët, Kastriot C., 17 vjeç dhe Sergjio Z., 17 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Më datë 06.02.2017, në pjesën e pasme të Pallatit të Sportit "Asllan Rusi", në rrugën "Ali Kolonja", tre shtetas kanë vjedhur me dhunë si dhe nën kërcënimin e armëve të ftohta shtetasin R. Z., 17 vjeç, banues në Tiranë,

Nga hetimet e para hetimore, është bërë i mundur identifikimi i autorëve.

Në orët e vona të natës të datës 06.02.2017, është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i njërit prej autorëve, shtetasi Ertis G., 17 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u shpallën në kërkim dy bashkëpuntorët e tij.

Ditën e sotme, më datë 07.02.2017, është bërë e mundur kapja e dy bashkëpuntorëve të tjerë, më konkretisht, shtetasve:

- Kastriot C., 17 vjeç, banues në Tiranë

- Sergjio Z., 17 vjeç, banues në Tiranë

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, dyshohen se kanë kryer vjedhjen me dhunë duke e goditur me grushta, si dhe nën kërcënimin e një arme të ftohtë si ajo e thikës dhe më pas i kanë marrë shtetasit R. Z., portofolin ku në brendësi të tij, kishte shumën monetare prej 1250 eurosh dhe 2000 lekësh.

Nga intervistimi i kryer, të miturit kanë pranuar kryerjen e këtij veprimi dhe po punohet për gjetjen dhe sekuestrimin e shumës monetare.

Materialet proceduriale i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale "Vjedhje me dhunë" e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 139-25 i Kodit Penal.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Hakmarrjet mes grupeve rivale në Elbasan, identikohet atentatori i fisit Çapja
Arrestohen 58 persona në operacionin ndërkombëtar ku u përfshi edhe Shqipëria »
Article Logic
Execution time: 0.011516094207764
array(1) { ["section"]=> string(119) "i-riu-terheq-parate-qe-i-kishte-derguar-i-ati-shoket-e-tij-e-tradhetojne-dhe-duke-e-kercenuar-me-thike-e-grabisin-68007" }