I rrëzuan qeverinë, reagon për herë të parë Albin Kurti: Rënie e domosdoshme për ngritjen e nevojshme, mbajeni mend gjatë

Publikuar tek: rajon, më 13:45 26-03-2020 I rrëzuan qeverinë, reagon për herë të parë Albin Kurti: Rënie e domosdoshme për ngritjen e nevojshme, mbajeni mend gjatë

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin ka reaguar për herë të parë pas rrëzimit të qeverisë së tij ditën e djeshme.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai ka deklaruar se kjo ishte një rënie e domosdoshme për ngritjen e nevojshme.

Sipas Kurtit, kuptimi i mosbesimit ishte porosia ambasadorit Grenell: në Kosovë janë mbi 80 deputetë të gatshëm të rrezikojnë edhe jetët e qytetarëve vetëm që të kalojë shkëmbimi presidencial.

Kurta thekson se do të vazhdojnë si qeveri në detyrë, pasi janë qeveri me detyra dhe jo qeveri e detyruar.

Statusi i plotë:

Ishte kjo një rënie e domosdoshme për ngritjen e nevojshme. Pa rënë qeveria si përbërje nuk bëhet dot qeverisja si përmbajtje. Jo se e kemi ditur, gjithsesi e morëm vesh.

Mbledhja e djeshme e kuvendit do të ishte mirë të mbahej mend gjatë. Mirëpo, nuk do të ndodhë kështu, sepse ne do të fitojmë. Pra, e ardhmja është e jona, ndërkohë që do ta humbim një tragjedi.

Ky kuvend nuk e beson këtë qeveri sepse i nënshtrohet qeverisë si të tillë. Qeveria jonë nuk e beson këtë kuvend sepse e dashuron kuvendin si të tillë.

Saktë e kishte thënë mbrëmë Prof. Enver Hasani: mosbesimi ishte koniuktural. Kur përfaqësimi demokratik bie në koniukturë politike, tjetërsimi bëhet normë.

Qëllimi i mosbesimit nuk ishte rrëzimi i qeverisë sa dobësimi i qeverisjes. Ndërkaq kuptimi i mosbesimit ishte porosia ambasadorit Grenell: në Kosovë janë mbi 80 deputetë të gatshëm të rrezikojnë edhe jetët e qytetarëve vetëm që të kalojë shkëmbimi presidencial.

Do të vazhdojmë si qeveri në detyrë. Jemi qeveri me detyra dhe jo qeveri e detyruar.

Para së gjithash, duhet ta luftojmë bashkë pandeminë Covid-19. Mbi të gjitha, le t’i rrimë popullit afër se Kosova është shtëpia jonë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0083160400390625
array(1) { ["section"]=> string(125) "i-rrezuan-qeverine-reagon-per-here-te-pare-albin-kurti-renie-e-domosdoshme-per-ngritjen-e-nevojshme-mbajeni-mend-gjate-200142" }