I sekuestrohen 1.5 milion euro pasuri një gruaje në Fier, ish-burri i dënuar në ITALI me 14 vite burg; ‘kyçet’ restronati në Vlorë, dy apartamente dhe një Benz (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:59 04-12-2020 I sekuestrohen 1.5 milion euro pasuri një gruaje në Fier, ish-burri i dënuar në ITALI me 14 vite burg; ‘kyçet’ restronati në Vlorë, dy apartamente dhe një Benz (EMRI)

1.5 milion euro pasuri në pronësi të një 49 vjeçare nga Fieri, me incialet R.H (Z) janë sekuestruar nga Policia pasi dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e ish-bashkëshortit të saj, shtetasit Shaban Zenaj.

Policia njofton se, pas një hetimi disamujor, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit të koduar “Kuadrati", si rezultat i të cilit u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, datë 26.11.2020, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të shtetases R. H.,(Z)., 49 vjeçe, banuese në Fier.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës u bë i mundur sekuestrimi i pasurive të luajtshme e të paluajtshme, ku vlera totale e pasurive të sekuestruara në Vlorë dhe Pogradec shkon rreth 1.500.000 euro, konkretisht:

  • Një bar restorant në Skelë, Vlorë;
  • Një apartament në Vlorë;
  • Një apartament në Pogradec;
  • Një automjet tip "Benz".

Shumat e konfiskuara dyshohet se janë produkt i veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, për të cilën ish-bashkëshorti i saj, shtetasi Shaban Zenaj, i ekstraduar në Itali, është dënuar nga autoritetet italiane me 14 vjet burg.

Këto sekuestrime pasurore janë në kuadër të procedimit penal, ndaj shtetasit Shaban Zenaj, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale". Vijojnë hetimet dhe verifikimet për evidentimin e pasurive të tjera që mund të jenë në emër të këtij shtetasi dhe personave të lidhur me të.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Sa shumë dhimbje nga ikja e parakohshme e mikut, bashkëpunëtorit, kolegut…', Ilir Meta prek me mesazhin për ndarjen nga jeta të Marko Bellos
Politikanë majtas e djathtas mesazhe ngushëllimi për Marko Bellon: Të qoftë i lehtë dheu i vendit tënd, që i shërbeve me aq dashuri! »
Article Logic
Execution time: 0.01086688041687
array(1) { ["section"]=> string(166) "i-sekuestrohen-1-5-milion-euro-pasuri-nje-gruaje-ne-fier-ish-burri-i-denuar-ne-itali-me-14-vite-burg-kycet-restronati-ne-vlore-dy-apartamente-dhe-nje-benz-emri-230123" }