I sekuestrohet 29 kile drogë në banesë, policia shpall në kërkim 45-vjeçarin

Publikuar tek: aktualitet, më 09:46 08-02-2017 I sekuestrohet 29 kile drogë në banesë, policia shpall në kërkim 45-vjeçarin foto ilustruese

Një 45-vjeçar është shpallur në kërkim pasi i’u gjet dhe iu sekuestrua 29 kile drogë në banesë.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se është shpallur në kerkim pronari i banesës, shtetasi: - I.V., 45 vjeç, banues në fshatin Ramicë, Bashkia Selenicë.

Seksioni për Krimet Kundër Narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se ky shtetas dispononte lëndë narkotike në banesë, menjëherë ka shkuar në fshatin Ramicë të Bashkisë Selenicë për kqyrjen dhe kontrollin e banesës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit I.V., shërbimet kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi me lëndë narkotike me peshë prej 29 kg e 700 gr, e dyshuar si Cannabis Sattiva.

Policia ka shpallur në kërkim 45-vjeçarin dhe po punon për kapjen dhe arrestimin e tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Hidhet nga kati i gjashtë i pallatit, gjen vdekjen 35-vjeçarja
Goditet grupi i tafikantëve shqiptarë, trafikonin sirianë drejt Kosovës dhe Serbisë kundrejt pagesës 1.250 euro. 6 në pranga (Emrat) »
Article Logic
Execution time: 0.011198043823242
array(1) { ["section"]=> string(81) "i-sekuestrohet-29-kile-droge-ne-banese-policia-shpall-ne-kerkim-45-vjecarin-68065" }