Një person i dyshuar me probleme mendore ka qëlluar me thikë një 41 vjeçar në Kavajë. Policia e qytetit është njoftuar me telefon në sallën operative dhe ka mbëritur në vendngjarje.
Të dy shtetasit janë ndaluar nga policia, ndërsa i plagosuri është dërguar në spitalin e Durrësit për mjekim të specializuar.
Njoftimi:
“Më datë 07.09.2017, rreth orës 17:50 në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për një konflikt me mjete prerëse midis dy personave pranë gjimnazit “Aleksandër Moisiu”.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar se: Shtetasi N.T., 41 vjeç dyshohet të jetë goditur me mjet prerës në lokalin e tij Fast Food nga shtetasi F. P., rreth 44 vjeç, i cili dyshohet të jetë me probleme mendore. Nga policia është bërë ndalimi i të dy shtetasve pasi te dy janë të goditur me mjete prerëse.
Shtetasi N. T., u dërgesa në spitalin e Durrësit për ekzaminime të specializuara pasi nga konstatimet e para ka një goditje në pjesën e barkut me mjet prerës, ndërsa shtetasi F. P., është dërguar në spitalin e Kavajës pasi ka një të çarë në pjesën e kokës. Janë shoqëruar në ambientet e policisë Kavajë, personat e pranishëm në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e motiveve dhe shkaqeve të ngjarjes.”-thuhet në njoftimin e policise.