I shitën kriminelit shqiptar pasaportën për 40 mijë euro, arrestohen 6 oficerë grek

Publikuar tek: rajon, më 19:10 21-02-2020 I shitën kriminelit shqiptar pasaportën për 40 mijë euro, arrestohen 6 oficerë grek Foto ilustruese

6 oficerë grek janë arrestuar pasi lëshonin pasaporta dhe letërnjoftime për kriminelët e dënuar.

Në një prej rasteve, oficerët i kishin shitur një krimineli shqiptar një pasaportë për 40 mijë euro.

Pas bashkëpunimit të policisë greke dhe autoriteteve konsullore të huaja u arrestuan 33 persona, mes të cilëve edhe 6 oficerë nga rrethe të ndryshme të Athinës.

Fitimet nga aktiviteti i paligjshëm arrinin deri në 1 milionë euro.

Oficerët ndihmonin kriminelët që t'i shpëtonin drejtësisë, duke nxjerrë pasaporta me emra të ndryshëm, ndërsa çmimi i tyre ishte shumë i lartë.

Policia ekuestroi disa pasaporta në cilësinë e provës materiale.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0084168910980225
array(1) { ["section"]=> string(89) "i-shiten-kriminelit-shqiptar-pasaporten-per-40-mije-euro-arrestohen-6-oficere-grek-195995" }