I shkatërroi biznesin dhe plagosi pronarin, ndalohet në Aeroportin e Rinasit 28-vjeçari (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:17 16-05-2017 I shkatërroi biznesin dhe plagosi pronarin, ndalohet në Aeroportin e Rinasit 28-vjeçari (EMRI)

Ditën e djeshme me urdhër të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim policor Martin Allka, 28 vjeç, banues në Mbrostar Ura, Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pas kallzimit të bërë nga shtetasi E.S, 34 vjeç (i cili ka një biznes për dhënie të makinave me qera), se shtetasi i sipërpërmendur e ka plagosur me mjete të forta dhe i ka shkatërruar me dashje biznesin e tij.

Sipas policisë, shtetasi Martin Allka, nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Nga ana e policisë u bë shpallja në kërkim e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje dhe në Aeroportin e Rinasit u bë e mundur kapja e tij.

Në këto kushte, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, u bë ndalimi i shtetasit Martin Allka për veprat penale "Plagosje e lehtë me dashje", "Shkatërrim prone" dhe "Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik" parashikuar nga Nenet 89, 150 dhe 242 të Kodit Penal./Newsbomb.al/ 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 15 vjeçarja që humbi jetën në spitalin privat nuk është e panjohur, u bë e famshme te ‘Gjeniu i Vogël’(FOTOT)
Godet me grusht punonjësin e Policisë Bashkiake, arrestohet 43 vjeçari »
Article Logic
Execution time: 0.010401010513306
array(1) { ["section"]=> string(97) "i-shkaterroi-biznesin-dhe-plagosi-pronarin-ndalohet-ne-aeroportin-e-rinasit-28-vjecari-emri-78789" }