Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Janaq Xega, 44 vjeç, banues në fshatin Xarrë, Konispol pasi ka tentuar të djegë me benzinë një 66 vjeçar.
Burime nga policia bëjnë me dije se Janaq Xega u arrestua pasi tentoi të djegë me lëndë djegëse "benzinë" shtetasin P.P., 60 vjeç, në banesën e këtij të fundit për motive të dobëta.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje" neni 88 i Kodit Penal.