Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ishte shpallur në kërkim dhe akuzohet për armëmbajtje pa leje.
Burime të policisë bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Redjan Hadëri banues në Kalivaç, Memaliaj i dënuar më parë me burg.
Hadëri akuzohet për ‘plagosje të lehtë me dashje’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’.
Materialet i kaluan prokurorisë së rrethit gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.