I shpallur në kërkim kombëtar për trafikim droge, arrestohet 31-vjeçari në Vlorë

Publikuar tek: aktualitet, më 12:21 22-10-2020 I shpallur në kërkim kombëtar për trafikim droge, arrestohet 31-vjeçari në Vlorë

Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e Poicisë së Vlorës pasi ishte në kërkim kombëtar, i dënuar për trafik narkotikësh.

Në pranga ka rënë N. A., 31 vjeç, të cilin Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 11 muaj e 21 ditë burg, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë shtetasi G. M., 39 vjeç, banues në fshatin Lepenic, Vlorë, për veprën penale “Përkrahja e autori të krimit”, pasi u kap në aksin rrugor Kaninë-Peshkëpi duke transportuar me automjet shtetasin N. A.

Njoftimi i policisë:

Policia e Vlorës ka arrestuar një 31-vjeçar në kërkim kombëtar, i dënuar për trafik narkotikësh.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit, në bashkëpunim me Forcat Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin në kërkim N. A., 31 vjeç, të cilin Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 11 muaj e 21 ditë burg, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë shtetasi G. M., 39 vjeç, banues në fshatin Lepenic, Vlorë, për veprën penale “Përkrahja e autori të krimit”, pasi u kap në aksin rrugor Kaninë-Peshkëpi duke transportuar me automjet shtetasin N. A.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme hetimore.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Universiteti fillon në 2 nëntor, rektori i UT Artan Hoxha tregon si do zhvillohet mësimi, a do ketë përgjysmim të tarifave
KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Apelit të Tiranës, Dritan Peka »
Article Logic
Execution time: 0.011943101882935
array(1) { ["section"]=> string(86) "i-shpallur-ne-kerkim-kombetar-per-trafikim-droge-arrestohet-31-vjecari-ne-vlore-224721" }