I shpallur në kërkim, Ministria e Brendshme i jep tender me vlerë 50 mln lekë gruas së Agim Kajmakut

Publikuar tek: aktualitet, më 13:41 20-01-2020 I shpallur në kërkim, Ministria e Brendshme i jep tender me vlerë 50 mln lekë gruas së Agim Kajmakut

Ministria e Brendshme i ka dhënë një tender me vlerë 50 mln lekë të vjetra Merita Kajmakut bashkëshortes së ish-kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku.

Mësohet se bëhet fjalë për tenderin për mirëmbajtjen e lulishteve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. 

Sakaq, bëhet me dije se ky tender është dhënë nga drejtoria e blerjeve të përqendruara në Ministrinë e Brendshme në datën 30 dhjetor 2019, kohë kur Kajmaku ishte në krye të Bashkisë së Vorës.

Në garë ishin katër kompani, njëra është skualifikuar, ndërsa nga tre të tjerat ka fituar firma 'Kajmaku'. 

Kujtojmë që Prokuroria e akuzon Kajmakun për faksifikim formulari e dokumentash si dhe për ushtrim kompetencash tej mandatit. Akuzat i janë bërë me dije avokatit të ish-kryebashkiakut pasi ky i fundit ndodhet në arrati.

Kajmaku është shpallur në kërkim nga Prokuroria pasi u provua se kishte falsifikuar dokumentet e dekriminalizimit, duke fshehur një dënim në Janinë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071530342102051
array(1) { ["section"]=> string(85) "i-shpallur-ne-kerkim-ministria-e-brendshme-i-jep-tender-gruas-se-agim-kajmakut-192604" }