Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi prej kohësh ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.
Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi:
-Ornest Qerimaj, 28 vjeç banues në Shkodër.
Mësohet se Qerimaj është arrestuar sot në Tiranë dhe akuzohet se pjesëmarrës në një organizatë kriminale për trafik droge..