I shpallur në kërkim nga SHBA, arrestohet shkodrani, i dënuar për vrasje 7 vite më parë (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 19:02 02-06-2020 I shpallur në kërkim nga SHBA, arrestohet shkodrani, i dënuar për vrasje 7 vite më parë (EMRI) Foto ilustruese

Policia e Shkodrës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim nga SHBA.

Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Arben Bregu, 50-vjeç, i cili është dënuar për vrasje.

Sakaq, bëhet me dije në qershor 2013, 50-vjeçari ka qëlluar disa herë me armë zjarri një shtetas, në qytetin Duval, Florida, jashtë një restoranti, pas një konflikti mes tyre.

Njoftimi i plotë:

Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

Një tjetër person i kërkuar nga SHBA-ja bie në prangat e Policisë.

Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 50-vjeçari i dënuar për veprën penale “Vrasja”.

Operacioni nga DVP Shkodër, në bashkëpunim me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë (DSS) Njësinë Speciale Policore “Joint Shield” dhe Interpol Tirana

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në Shkodër, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar Arben Bregu, 50 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2016, Gjykata e Katërt Gjyqësore në Duval, Florida e ka shpallur fajtor për vrasjen e një personi.

Ky shtetas, në qershor 2013, në qytetin Duval, Florida, jashtë një restoranti, ka qëlluar disa herë me armë zjarri një shtetas, pas një konflikti mes tyre.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane dhe Interpol Ëashington po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009727954864502
array(1) { ["section"]=> string(97) "i-shpallur-ne-kerkim-nga-shba-arrestohet-shkodrani-i-denuar-per-vrasje-7-vite-me-pare-emri-208823" }