I shpallur në kërkim për marrëdhënie seksuale me dhunë, arrestohet 35-vjeçari në Shkodër (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:20 28-09-2020 I shpallur në kërkim për marrëdhënie seksuale me dhunë, arrestohet 35-vjeçari në Shkodër (VIDEO)

Një 35-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi K. Rr. 35 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.

Personi në fjalë ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, në datën 25.04.2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Ndalohet një person i shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

Nga forca e posaçme “Shqiponjat” e DVP Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit K. Rr. 35 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, në datën 25.04.2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

Personi iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011914014816284
array(1) { ["section"]=> string(100) "i-shpallur-ne-kerkim-per-marredhenie-seksuale-me-dhune-arrestohet-35-vjecari-ne-shkoder-video-221907" }