I shpallur në kërkim, PS heq përgjegjësinë nga vetja për Agim Kajmakun: Nuk na identifikon ne

Publikuar tek: politike, më 21:17 21-11-2019 I shpallur në kërkim, PS heq përgjegjësinë nga vetja për Agim Kajmakun: Nuk na identifikon ne FotoMontazh: Agim Kajmaku - Ermonela Felaj

Ish-kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku është shpallur në kërkim nga Prokuroria pasi u provua se kishte falsifikuar dokumentet e dekriminalizimit, duke fshehur një dënim në Janinë.

I shpallur prej ditësh në kërkim, Kajmaku refuzon të dorëzohet dhe kërkon lirinë përmes përfaqësimit me avokatin e tij, ndërkohë që në PS kanë larguar përgjegjësin nga vetja për kandidimin e tij në garën e 30 qershorit për Bashkinë e Vorës.

Deputetja Ermonela Felaj ka thënë në ABC Neës se, Partia Socialiste nuk ka asnjë lloj përgjegjësie për Agim Kajmakun, as morale e as politike, ndërkohë që ka qenë kjo parti që e ka kandiduar atë për drejtimin e Vorës.

“Ky rast nuk identifikohet me PS, është një çështje që po e ndjek Prokuroria. Nuk ka asnjë përgjegjësi sa kohë që nuk i kemi dhënë asnjë mbështetje, nuk kemi asnjë lloj përgjegjësie, as morale as politike. Kemi bërë shkëputje nga këta persona dhe kjo është realizuar me ligjin e dekriminalizimit. PS është partia më e votuar e shqiptarëve”, ka thënë deputetja socialiste Ermonela Felaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032744884490967
array(1) { ["section"]=> string(98) "i-shpallur-ne-kerkim-ps-heq-pergjegjesine-nga-vetja-per-agim-kajmakun-nuk-na-identifikon-ne-186740" }