I shpallur në kërkim, ‘Thethi’ prangos 28 vjeçarin që kishte mbushur ‘Reanult-in’ me drogë

Publikuar tek: aktualitet, më 12:40 22-10-2020 I shpallur në kërkim, ‘Thethi’ prangos 28 vjeçarin që kishte mbushur ‘Reanult-in’ me drogë Foto ilustruese

Një 28 vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi ishte shpallur në kërkim për drogë.

Sipas Policisë, në vijim të operacionit “Thethi”, i finalizuar rreth dy javë më parë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin M. D. 28 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër, Shkodër.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ishte shpallur në kërkim si person i implikuar në ngjarjen e datës 05.10.2020, në fshatin Reç, Malësi e Madhe, ku shtetasit T. K. dhe A. T., të cilët janë arrestuar gjatë operacionit, u konstatuan duke transportuar 8 kg lëndë narkotike me një mjet tip “Renault”.

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin edhe të shtetasit tjetër të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Apelit të Tiranës, Dritan Peka
Riatdhesimi i fëmijëve dhe grave, një delegacion shqiptar vizitë zyrtare në Sirinë Veri-Lindore »
Article Logic
Execution time: 0.010730981826782
array(1) { ["section"]=> string(92) "i-shpallur-ne-kerkim-thethi-prangos-28-vjecarin-qe-kishte-mbushur-reanult-in-me-droge-224724" }