I shpëtoi burgimit të përjetshëm, KLGJ reagon për vendimin ndaj Dritan Dajtit

Publikuar tek: aktualitet, më 20:15 12-02-2019 I shpëtoi burgimit të përjetshëm, KLGJ reagon për vendimin ndaj Dritan Dajtit Këshilli i Lartë i Gjyqësorit

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar sot në lidhje me vendimin e Apelit për Dritan Dajtin. 

Përmes një njoftimi për publikun, KLGJ shprehet se pranë tij, është depozituar kërkesa e ministres Etilda Gjonaj ku kërkohet hetimi disiplinor i veprimtarisë së anëtarëve të trupës gjyqësore, që kanë gjykuar çështjen kundër të dënuarit Dritan Dajti.

Në arsyetimin e saj, ministrja Etilda Gjonaj shprehet se këta gjyqtarë, kanë kryer shkelje të rënda profesionale dhe etike që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës, shkak mbi të cilin ka kërkuar në vijim edhe marrjen e masës së shkarkimit nga detyra.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, nisur nga kjo kërkesë, informon publikun se kjo çështje do të trajtohet me përparësi, paanshmëri dhe profesionalizëm.

Këshilli do të bëjë vlerësimin e duhur, në përputhje me kuadrin e ri ligjor dhe do të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm në respektim të ligjit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0046310424804688
array(1) { ["section"]=> string(83) "i-shpetoi-burgimit-te-perjetshem-klgj-reagon-per-vendimin-ndaj-dritan-dajtit-152542" }