I shpëtoi dënimit për vrasje duke korruptuar gjykatësin, lihet në burg Gentian Doda

Publikuar tek: aktualitet, më 09:05 13-08-2019 I shpëtoi dënimit për vrasje duke korruptuar gjykatësin, lihet në burg Gentian Doda

Doli sot para trupit gjykues të Krimet e Rënda Gentian Doda, shqiptari i akuzuar për dy vrasje në vitin 1997 në Burrel, por që arriti t’i shpëtojë dënimit me 20 vite burg pasi korruptoi gjyqtarin Shkëlqim Miri.

Mësohet se Doda u njoh me masën e sigurisë "arrest me burg".

Doda është arrestuar gati 3 muaj më parë në Britani, por vetëm para 3 ditësh u ekstradua në Shqipëri.

Krahas dënimit për vrasjen e dyfishtë të kryer në qytetin e Burrelit në 1997, i shumëkërkuari ka një tjetër hesap të pambyllur me Krimet e Rënda, ku po gjykohet për akuzën e korrupsionit.

Ai dyshohet se pagoi ryshfet shumën prej 20 mijë eurosh gjyqtarit të Apelit, Shkëlqim Miri, i cili i lehtësoi akuzën e në këtë mënyrë, Doda rifitoi lirinë.

Gentian Doda u ekstradua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2012, pasi u arrestua atje për llogari të autoriteteve shqiptare. Ai akuzohej për vrasjen e Gazmir Dedjas dhe Asllan Gjokës, në tetor të 1997.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015413999557495
array(1) { ["section"]=> string(89) "i-shpetoi-denimit-per-vrasje-duke-korruptuar-gjykatesin-lihet-ne-burg-gentian-doda-175181" }