I shpëtoi për mrekulli atentatit të dytë 6 muaj më parë, arrestohen 4 persona për 'kurthin' ndaj Ines HAJRULLËS (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:16 15-11-2019 I shpëtoi për mrekulli atentatit të dytë 6 muaj më parë, arrestohen 4 persona për 'kurthin' ndaj Ines HAJRULLËS (EMRAT) Ines Hajrulla (m)

Pas 6 muajsh, Policia ka arritur të ndalojë 4 persona për atentatin e 10 majit të vitit 2019 ndaj Ines Hajrullës në qytetin e Vlorës.

Uniformat blu vunë në pranga sot Daut Elmazin 25-vjeç, Ardjan Ahmetin 26 vjeç, Albano Goxhajn 24 vjeç dhe Dejvison Serjanin. Këta shtetas akuzohen se në 10 maj kanë tentuar të vrisinin 27-vjeçarin Hajrulla në makinën e tij duke e goditur me armë zjarri. Hajrulla arriti të kundërpërgjigjej me zjarr me ndihmën e disa personave të tjerë duke i shpëtuar eliminimit.

Pasi u shpall në kërkim nga Policia e Vlorës, Inez Hajrulla u arrestua në 4 qershor dhe në 23 korrik u lirua nga Gjykata e Vlorës me pretendimin se arma e gjetur në vendngjarje nuk mund të shtinte plumba.
Inez Hajrulla është një person me precedentë të shumtë penale (trafik droge, vrasje, grabitje) dhe konsiderohet se mbart rrezikshmëri të lartë. Ai i ka shpëtuar dy atentateve të mëparshme.

Në 27 nëntor të 2017, ai humbi të dyja këmbët pas shpërthimit të një sasie tritoli në makinën e tij ''Jeep''.

Ines Hajrulla njihet ndryshe si ''Ini i Çones'' në Vlorë dhe është djalë i biznesmenit Robert Hajrullës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033742904663086
array(1) { ["section"]=> string(121) "i-shpetoi-per-mrekulli-atentatit-te-dyte-6-muaj-me-pare-arrestohen-4-persona-per-kurthin-ndaj-ines-hajrulles-emrat-185987" }