I shpëtoi përdhunimit në mes të qytetit, 33-vjeçarja nga Shkodra rrëfen tmerrin

Publikuar tek: aktualitet, më 13:35 30-08-2017 I shpëtoi përdhunimit në mes të qytetit, 33-vjeçarja nga Shkodra rrëfen tmerrin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë në Shkodër, ku një 33 vjeçare u sulmua nga një 41 vjeçar, i cili tentoi ta përdhunonte.

J.G u dhunua nga shtetasi 41 vjeç Arben Doda tek Sahati në Shkodër në lagjen ‘Vasil Shanto’. Pak ditë pas ngjarjes së rëndë 33 vjeçarja ka rrëfyer për të afërmit e saj të gjithë atë që ka ndodhur.

Arben Doda që është arrestuar menjëherë pas dhunës ndaj 33 vjeçares e ka ndjekur atë që nga lagjja ‘Rus’ derisa e ka dhunuar.

“Unë isha duke ecur rrugës kur një person mu afrua shumë afër. Fillimisht nisi që të më ngacmonte me zë të ulët. Unë vazhdova rrugën time dhe nuk i dhashë asnjë përgjigje. Personi vijoi sërish që të më ngacmonte me fjalë por sërish nuk ia vura mendjen. Ai nuk po ndalej dhe kur nisi ta ngrinte zërin i thashë të largohej”, shkruan ShkodraNeës.

“Ai person nuk u bind por më pas nisi të më fuste duart me zor duke tentuar të më përdhunojë. Unë nuk e lejova dhe vazhdova rrugën. Këto skena kane vijuar deri tek Sahati kur situata u acarua shumë aq sa deshi të më përdhunonte në mes të rrugës. Unë nuk kisha asnjë zgjidhje tjetër dhe nxora telefonin dhe arrita të thërras policinë. Personi erdhi më mori telefonin me forcë nga duart duke më kërcënuar. Aty edhe më ka goditur por për fatin e mirë u largua dhe policia e neutralizoi shpejt. Falë Zotit tani jam më mirë por kam mbetur e shokuar nga ajo që më ka ndodhur. Nuk e kuptoj se një person mund të sillet në atë mënyrë në rrugë dhe se tenton të përdhunojë ashtu. Shpresoj të marrë dënimin e merituar”, -ka deklaruar shtetasja J.G

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0088520050048828
array(1) { ["section"]=> string(84) "i-shpetoi-perdhunimit-ne-mes-te-qytetit-33-vjecarja-nga-shkodra-rrefen-tmerrin-90628" }