I shpëtoi sulmit terrorist në Somali, Daçiç: Puna ime është të siguroj që asnjë shtet të mos e njohë më Kosovën

Publikuar tek: rajon, më 09:46 24-05-2019 I shpëtoi sulmit terrorist në Somali, Daçiç: Puna ime është të siguroj që asnjë shtet të mos e njohë më Kosovën

Ndërsa i shpëtoi sulmit terrorist në Somali, ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç ka thënë se puna e tij është që të sigurojë që asnjë vend tjetër të mos e njoh Kosovën

“Do të shkoj gjithkund, kjo është puna ime”, ka thënë Dacic për RTS-në. Shefi i diplomacisë serbe ka deklaruar po ashtu se Serbia është e suksesshme në politikën e të bindurit të shteteve që ta tërheqin njohjen e Kosovës, por këtë punë e pengojnë disa vendeve perëndimore.

Kujtojmë se kreu i diplomacisë serbe i shpëtoi sulmit terrorist në pallatin presidencial në Somali, ku mbetën të vrarë 9 persona. 

Daçiç ndodhej në një vizitë zyrtare në Somali për të negociuar me vendin afrikan për tërheqjen e njohjes së Kosovës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.043211936950684
array(1) { ["section"]=> string(116) "i-shpetoi-sulmit-terrorist-ne-somali-dacic-puna-ime-eshte-te-siguroj-qe-asnje-shtet-te-mos-e-njohe-me-kosoven-165515" }