I shpëtoi sulmit terrorist në Somali, ministrit serb i ndodh një tjetër e keqe

Publikuar tek: rajon, më 09:26 23-05-2019 I shpëtoi sulmit terrorist në Somali, ministrit serb i ndodh një tjetër e keqe

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç i shpëtoi dje për mrekulli sulmit në Somali, ku mbetën të vrarë të paktën 9 persona dhe u plagosën 13 të tjerë.

Daçiç ndodhej në godinën ku ndodhi shpërthimi me eksploziv, ndërsa në një pronocim për mediat kreu i diplomacisë serbe tha se objektiv i sulmit ishte një ministër.

Mirëpo, duket se e keqja nuk i është ndarë ministrit serb. Pasi i shpëtoi sulmit, Daçiç ka pasur probleme në kthim.

"Avioni që ne udhëtonim me të pati një ulje urgjente për shkak të mos-funksionimit që është eliminuar dhe aktualisht po presim që të vazhdojmë udhëtimin për në Beograd”, ka deklaruar më herë Daçiç për mediat serbe.

Të paktën nëntë vpersona kanë humbur jetën dje, përfshirë ish ministrin e Jashtëm somalez, kur ekstremistët islamikë aktivizuan një bombë makinash pranë pallatit presidencial në Mogadishu, tha policia.

Mes të vrarëve, ish ministri i jashtëm Hussein Elaba Fahia, i cili ishte gjithashtu këshilltar i presidentit aktual të Somalisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032132863998413
array(1) { ["section"]=> string(84) "i-shpetoi-sulmit-terrorist-ne-somali-ministrit-serb-i-ndodh-nje-tjeter-e-keqe-165380" }