Drejtuesi i Institutit të Policisë Shkencore, Xhevahir Çeloaliaj ka dhënë dorëheqjen nga rradhët e policisë, duke i shpëtuar edhe procesit të vettingut.
Sipas tij, ky vendim vjen për arsye personale.
Çeloaliaj është polici i dytë që jep dorëheqjen në prag Vetting-u. Vetëm pak ditë më parë, në 4 dhjetor 2019 është dorëhequr edhe drejtori i IT në Policinë e Shtetit, Ernest Dimashi.
Deri tani, janë konfirmuar në detyrë dy drejtues: zv/drejtori i SHÇBA Adriatik Ago dhe sot listës iu shtua edhe drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj. Ndërsa, për shkak të rivlerësimit të figures, është përjashtuar Shefi i ankesave në SHÇBA, Oltjon Shehu.