I shpëtuan sulmit në Stokholm, flet shqiptarja me të bijën: Tmerri që pamë me sy

Publikuar tek: bota, më 23:20 07-04-2017 I shpëtuan sulmit në Stokholm, flet shqiptarja me të bijën: Tmerri që pamë me sy

Besarta Gashi, bashkë me të bijën Leonidën, nëntë vjeçe, kanë qenë shumë afër vendit ku një sulmues hyri me kamion në turmën e njerëzve në Stokholm. Kishte vetëm 15 minuta para se Besarta 31 vjeçe bashkë me vajzën e saj ishin në Ahlens në qendër të kryeqytetit suedez, shkruan Expressen.se, transmeton Klan Kosova.

Ajo ka treguar se në momentet e sulmit ka pasur shumë njerëz që gjendeshin në “Queen Street”.

“Më tha vajza: Nënë a mund të më blesh ‘hot dog’. Në ato momente sulmuesi hyri në turmën e njerëzve”, ka thënë Besarta Gashi, me origjinë nga Kosova. Nga aty ajo ka thënë se ka dëgjuar ulerërimat e njerëzve duke thirrur se “ka një bombë e cila është në një kamion”.

“Diçka shpërtheu. Njerëz gjithandej, sigurimi, të gjithë bërtisnin “Vraponi”. Dikush thoshte ‘bomba’. Dikush thoshte ‘gaz’- ka thënë ajo. “Dëgjuam britma. Filluam të vrapojmë, por nuk e dinim se nga erdhi. Vetëm e kemi parë se kamioni kaloi pranë nesh për një fije floku. Kërceva, u largova dhe e tërhoqa vajzën time”, shprehet Besarta Gashi.

Ajo ka treguar se kanë qenë shumë afër sulmit, duke rrëfyer tmerrin e sulmit që u krye mbi njerëz të pafajshëm.

“Kurrë nuk do ta harroj pamjen që ishte para meje. Kamioni kaloi mbi njerëz. Shihja pjesë që fluturonin. Shumë te tjerë ishin të shtrirë për toke. Ishte një vajzë që ishte nën kamion dhe s’mund të ikte. Vajza ime u trondit”, tha ajo.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020426034927368
array(1) { ["section"]=> string(84) "i-shpetuan-sulmit-ne-stokholm-flet-shqiptarja-me-te-bijen-tmerri-qe-pame-me-sy-74467" }